Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

UEFA “ngre në piedestal” arbitren shqiptare Emanuela Rusta, i beson ndeshjen e PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA “ngre në piedestal” arbitren shqiptare Emanuela Rusta, i
Emanuela Rusta

Arbitreja shqiptare Emanuela Rusta do të jetë në krye të një tjetër sfide të rëndësishme europiane. Ajo është caktuar të drejtojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të UEFA Women’s Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Frankfurt.

Takimi do të zhvillohet më 2 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “PSG Campus” në Poissy. Rusta do të ketë në krah edhe dy shqiptare të tjera në ekipin e arbitrimit.

Jena Mala do të jetë njëra prej asistenteve, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë rolin e arbitres së katërt. Asistente tjetër do të jetë anglezja Nicoleta Bria.

Caktimi i Rustas në këtë përballje të nivelit të lartë europian është një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu