Arda Guler (ndeshja Real Madrid - Schalke 04)
Rreth 25 minuta pas përfundimit të miqësores mes Schalke 04 dhe Real Madrid, një incident i pazakontë ka ndodhur pranë dhomave të zhveshjes. Tre burra hynë pa autorizim në zonën e sigurisë dhe pretenduan se ishin “kushërinj” të Arda Guler, duke kërkuar të takonin lojtarin.
Situata u tensionua kur një punonjëse e Schalke 04 u kërkoi të tregonin akreditimet. Sipas mediave gjermane, ata e ofenduan dhe e kërcënuan, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se e goditi në krah kur ajo tentoi t’i fotografonte.
Stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë dhe i nxori tre personat jashtë stadiumit. Autoritetet pritet të shqyrtojnë rastin dhe të vendosin nëse ndaj tyre do të merren masa të mëtejshme.
Poll






