Cristiano Ronaldo
Edhe pse konsiderohet thjesht një trofe virtual, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të reagojë për çmimin e fituar të “Topit të Artë” të të gjitha kohërave. Sulmuesi portugez shprehu mirënjohjen e tij, ndërsa theksoi se futbolli i përket tifozëve, gjithashtu ky çmim i fituar.
“Faleminderit të gjithëve që më votuat për Topin e Artë të të gjitha kohërave, ai është i juaji gjithashtu”, ishte mesazhi i Ronaldos në profilin e tij në Instagram.
Kujtojmë se CR7-ta po i afrohet gjithashtu rekordit personal të 1 mijë golave në karrierë. Momentalisht, gjiganti portugez është vetëm 15 gola larg kësaj shifre historike dhe nëse e arrin do të shënonte një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.
View this post on Instagram






