Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U rikthye si “armik” në fitoren përballë Interit, portieri bën deklaratën e papritur pas ndeshjes në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye si “armik” në fitoren përballë Interit,
Yan Sommer

Yan Sommer ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Alina, përmes një postimi në “Story”-n e tij në Instagram. Portieri i Club Brugge e mori vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij, të cilin e bëri publik me ndjekësit një ditë pas ndeshjes me Interin, fituar nga skuadra e tij 3-4 në “San Siro”.

Edhe pse arsyet e kësaj ndarje, Sommer ka zgjedhur mos t’i përmend, ai shpjegon se në këto çaste prioritet mbetet mirëqenia e vajzave të tyre dhe se do të jenë pikërisht fëmijët që do të mbajnë “gjallë” këtë raport.

Kujtojmë se Sommer ishte pjesë e Interit deri në fundin e sezonit të kaluar përpara se të kalonte në Belgjikë për t’u transferuar te Club Brugge. Për ironi të fatit, rikthimi i tij në “San Siro” kulmoi me një fitore të pabesueshme 3-4.

LETRA:

“Pas 7 vitesh martesë, Alina dhe unë vendosëm që të ndajmë rrugët tona në fillim të këtij viti.

Këtë vendim e morëm pas një konsiderate të kujdesshme me mirëkuptim të plotë dypalësh. Ne e kujtojmë kohën tonë së bashku me respekt dhe mirënjohje.

Dy vajzat tona dotë na bashkojnë gjithmonë. Lumturia dhe mirëqenia e tyre mbeten prioriteti ynë më i lartë.

Në shenjë respekti për familjen tonë, ju kërkojmë mirëkuptim që nuk do t’i përgjigjemi asnjë pyetjeje tjetër lidhur me ndarjen tonë. E vlerësojmë sinqerisht konsideratën tuaj dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Lexo gjithashtu