Gernot Rohr, trajneri i Benin
Gernot Rohr, trajneri i kombëtares së Benin ka çuditur jo pak me deklaratat e tij të bëra pas ndeshjes miqësore që zhvilluan me Argjentinën, të mërkurën në mesnatë.
Rohr u shpreh se priste që së bashku me skuadrën e tij, të kishin mundësinë e një fotoje me Leo Messin, pasi sulmuesi luante ndeshjen e fundit me “Albicelestet”, por u habit kur pa rezistencën e sigurisë që refuzoi çdo kërkesë të tyren për këtë dëshirë.
“E vetmja anë e errët është që argjentinasit nuk na dhanë asgjë. As foto me Messin, as fanelën. Madje nuk ka lanë të futeshim në tunel, siguria i refuzonte të gjithë”, u shpreh Rohr.






