Mund të quhet me të drejtë një prej sagave të merkatos që zgjati më shumë se një javë, por tashmë Rodri e ka një “strehë” të re.
Transferimi i tij te Barcelona nga Manchester City për shumën e 75 milionë eurove, ku 60 do të shkojnë të plota në arkat e anglezëve dhe 15 të tjerat në formë bonusesh, është një çështje e zgjidhur dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi i tij si lojtari i ri i katalanasve.
Menjëherë pas mbërritjes në Barcelonë, mesfushori spanjoll u prit nga gazetarët, aty ku u përgjigj shkurtimisht për këtë eksperiencë të re dhe ambiciet e kampionit të Botës me Barcelonën.
“Shumë i lumtur të jem këtu. Kanë qenë pak ditë intensive, por i lumtur që gjithçka u zgjidh. Kënaqësi t’iu takoj të gjithëve dhe shumë i lumtur të jem këtu. Të luaj për Barcelonën është një ëndërr për mua. Jam shumë i emocionuar që do të jem me shokët e skuadrës. I njoh thuajse një pjesë të madhe prej tyre. Tashmë është koha t’i përvishem punës dhe të jap më të mirën.
Champions? Për gjithçka! Për Championsin dhe gjithçka që vjen në rrugën tonë.”, u shpreh Rodri.






