Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tragjike në Spanjë! Përplasja e frikshme me portierin rezulton fatale, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare futbollisti

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjike në Spanjë! Përplasja e frikshme me portierin rezulton
Joses de Miguel

Tronditje për botën e futbollit. Spanja është zgjuar në zi, pasi futbollisti Jesus de Miguel ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare. Incidenti i rëndë u regjistrua ditën e djeshme, në sfidën që Tenerife zhvilloi me Andorrën në kategorinë e dytë spanjolle, kur Miguel u përplas me portierin.

Nga përplasja e frikshme, sulmuesi mori goditje të rëndë në gjoks dhe kokë dhe ra pa ndjenja në fushë. Si pasojë, ai pësoi arrest kardiak menjëherë në fushën e lojës.

Përtej përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, Miguel nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit në zemër dhe mbylli sytë përgjithmonë. Një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin e sportit në Spanjë, ndërsa Tenerife është veshur në zi pas këtij lajmi tragjik.

Momenti i incidentit. 

*PARALAJMËRIM: Kjo video përmban pamje të rënda që mund të jenë shqetësuese për disa shikues. Rekomandohet të tregohet kujdes gjatë shikimit.

 

Lexo gjithashtu