Dikur spikaste në një prej ligave më të forta të Europës, ndërsa sot po përballet me ligjin. Raheem Sterling është njohur ditën e sotme me vendimin e Gjykatës së Magjistratës së Basingstoke, për shkak të shkeljeve të bëra.
Anglezi u shpall fajtor për shkak të drejtimit të automjetit me rrezikshmëri të lartë si dhe përdorimin e drogës (gaz i qeshur), që në Angli konsiderohet i paligjshëm si dhe refuzim për dhënien e kampionit (test i drogës ose i alkoolit). Për këto vepra penale, Sterling rrezikon edhe privimin nga liria, së paku 2 vite burgim.
Kujtojmë se gjatë karrierës si futbollist, anësori ka spikatur me skuadra si Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Liverpool, ndërsa ka veshur edhe fanelën e Feyenoord në Holandë. Momentalisht, ndodhet pa klub.






