Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Të gjithë klubet europiane shprehin mirënjohjen për Lionel Messin, ish-klubi i tij bën veprimin e papritur për vendimin e “pleshtit”

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë klubet europiane shprehin mirënjohjen për Lionel
Lionel Messi

Klubet e mëdha europinane kanë shprehur mirënjohjen për Lionel Messin, pas vendimit të tij për t'u tërhequr nga kombëtarja e Argjetinës. Ndërkohë që klubet e mëdha evropiane kanë vërshuar me postime dedikuar “pleshtit”, një mungesë e çuditshme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ajo është Barcelona.

Sipas raportimeve dhe të dhënave nga rrjetet sociale, skuadra si PSG, Bayern Munich dhe Napoli kanë publikuar tashmë mesazhet e tyre në lidhje me vendimin e Messit për t'u tërhequr nga kombëtarja. Megjithatë, klubi katalanas ende nuk ka bërë asnjë postim të vetëm në lidhje me vendimin e marrë të ish-kampionit të tyre.

Situata është bërë edhe më e diskutueshme pasi raportohet se drejtuesit e rrjeteve sociale të Barcelonës kanë fshirë një koment që përmendte pikërisht këtë mungesë reagimi. Kjo heshtje e klubit ku Messi shkroi historinë e tij më të madhe ka hapur debate të gjera mes tifozëve, të cilët shprehen të surprizuar dhe të zhgënjyer nga kjo qasje ndaj ikonës së tyre më të dashur.

Poll

Lexo gjithashtu