Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

STATISTIKAT/ Paris Saint-Germain “fut në kuti” trofeun e Superkupës, shifrat “çojnë peshë” trajnerin Enrique përballë homologut spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKAT/ Paris Saint-Germain “fut në kuti” trofeun e
Luis Enrique dhe Unai Emery

Paris Saint-Germain dhe Aston Villa do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e madhe të Superkupës së Europës, e cila luhet mbrëmjen e sotme në Salzburg të Austrisë, ndeshje e përcaktuar për t’u nisur në orën 21:00.

Një “përplasje” mes dy skuadrave që u shpallën kampione, respektivisht në Champions dhe Europa League dhe do tentojnë ta nisin mbarë këtë edicion me trofeun e tyre të parë europian sezonal.

Nëse i referohemi statistikave, në nivel “strategësh”, vlen të theksohet se epërsia e trajnerit të PSG-së, pra Luis Enriques është dukshëm më e madhe se ajo e Unai Emery në radhët e anglezëve.

Plot 12 herë janë përballur “kokë më kokë” të dy homologët spanjollë, 8 prej të cilave kanë anuar nga Enrique, njëra në baraspeshë dhe 3 të tjerat në favor të Emery. Ky i fundit do kërkojë të ngushtojë disi këtë hendek, ndërsa Enrique është i vendosur për të vënë “diktatin” në Europë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu