Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Skenari i çmendur në merkato, e kishin prezantuar te Colo Colo portieri 40-vjeçar ndryshon destinacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Skenari i çmendur në merkato, e kishin prezantuar te Colo Colo
Vozinha

Një transferim i bujshëm rrezikon të ndryshojë destinacion në minutën e fundit, teksa portieri 40-vjeçar, Vozinha, është shumë pranë një kthese të bujshme në karrierën e tij. Edhe pse ishte zyrtarizuar më parë nga klubi kilian i Colo Colo, portieri ka ndryshuar mendje dhe po negocion detajet e fundit për t'u transferuar në Marok te skuadra e RS Berkane.

Operacioni u prish pas një sërë vonesash misterioze në mbërritjen e lojtarit. Lojtari fillimisht ishte planifikuar të mbërrinte në Santiago të martën, por mbërritja e tij u shty fillimisht për të mërkurën. Më pas, data u shty sërish për të enjten, por portieri nuk u paraqit kurrë duke i hapur rrugë kalimit drejt Marokut.

Këto telashe duket se i kanë hapur rrugën një kapitulli të ri për portierin veteran. Ndërsa klubi maroken thuhet se ka arritur gjithashtu një marrëveshje me trajnerin e Kepit të Gjelbër, Bubista, për të marrë drejtimin e skuadrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

 

Poll

Lexo gjithashtu