Antonio Conte është i gatshëm të rikthehet në stol, pas përvojës së fundit me Napolin e cila u mbyll në fund të edicionit të kaluar. Tashmë i papunë dhe me një mundësi të hedhur poshtë për të qenë pjesë e Kombëtares së Italisë, e cila drejtohet nga Roberto Mancini, Conte ka hedhur disa “grepa” sa i takon preferencës mbi klubin e ardhshëm ku do të punësohet.
Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, italiani shprehet se ekziston vullneti për të punuar me një projekt të ri, ndërsa gjen këtë përshkrim për identitetin e klubit.
“Ka ende klube të mëdha që e kanë humbur shkëlqimin e historisë së tyre. Do të kisha dëshirë të shkoja tek njëra prej tyre dhe t’u riktheja shkëlqimin edhe njëherë tjetër”, ishin fjalët e Contes.






