Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Nuk mbajtën 1 minutë heshtje në nder të ish-legjendës së Interit duke kthyer shpinën, Juventus reagon ashpër ndaj tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk mbajtën 1 minutë heshtje në nder të
Juventus

Rivaliteti është gjithmonë prezent në fushë, sidomos kur zbresin dy skuadra që mbajnë pas vetes historinë dhe “ndezin” stadiumin për të shijuar më pas spektaklin. Mirëpo, kur në mes “pllakos zia”, respekti prevalon mbi gjithçka dhe kjo u mendua kur Juventus zgjodhi ta nderojë me një minutë heshtje ish-legjendën e Interit Sandro Mazzolan, përpara se të niste sfida me Atalantën.

Mirëpo, ndryshe nga sa vepruan lojtarët në fushë, tifozët ndoqën një tjetër sjellje. Ultrasit bardhezinj kthyen shpinën, duke bërë që klubi pas përfundimit të takimit me “Bergamaskët” të vinte me një reagim “qortues” për sjelljen e shfaqur në fushë.

Përmes një komunikimi zyrtar, klubi u shpreh se për asnjë çast rivaliteti nuk mund të justifikojë mungesën e respektit përgjatë një minute heshtje.

“Të nderosh kujtimin e të përqafosh unitetin gjatë momenteve si këto përfaqëson një përgjegjësi të përbashkët që tejkalon përkatësitë dhe ngjyrat”, shkruhej më tej në njoftimin e shkurtër.

ZYRTARE/ Nuk mbajtën 1 minutë heshtje në nder të
 

Kujtojmë se Juventusi mposhti Atalantën 2-0 në “Allianz Stadium”, ku la gjurmën e tij dhe sulmuesi shqiptar, Edon Zhegrova me një asist në minutën e 77-të për golin e dytë të Bremer.  

Lexo gjithashtu