Omari Hutchinson
Omari Hutchinson është futbollisti më i ri i Milan. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga Nottingham Forest, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë në Serie A italiane.
Tek klubi i ri, anglo-xhamajkani do të jetë në formë huazimi, “formulë” për të cilën Milan ka shpenzuar 4.2 milionë euro. Ndërsa në fund të sezonit, italianët kanë të drejtën e blerjes, që bëhet i detyrueshëm në bazë të disa kushteve në kontratë.
Kujtojmë se Hutchinson e ka nisur karrierën e tij me Arsenal. Ndërsa më vonë, 22-vjeçari ka luajtur edhe për Chelsea, Ipswich Town dhe së fundmi Nottingham Forest.
View this post on Instagram
Poll






