Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Ka fituar 9 trofe me Interin, klubi njofton ndryshimin e madh në strukturat drejtuese pas 28 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar 9 trofe me Interin, klubi njofton ndryshimin e madh në
Piero Ausilio

Piero Ausilio nuk do të jetë më drejtori sportiv i Interit. Falë një komunikimi të bërë në rrjetet sociale, klubi zikaltër njofton se pas 28 vitesh në këtë detyrë, Ausilio largohet për t’i lënë vendin Dario Bacin.

Presidenti i klubit, Beppe Marotta u shpreh me vlerësime të mëdha për punën e bërë nga drejtori i larguar, ndërsa beson se me emërimin e Baccin, do të ruhet vazhdimësia drejt progresit.

Gjatë ciklit të Ausilios, Interi fitoi plot 9 trofe, mes të cilëve tre tituj kampionë, tre Kupa të Italisë dhe Superkupën e Italisë. Falë punës së tij, zikaltërit gjithashtu shkuan edhe në tre finale europiane, mes të cilave dy në Champions dhe një në Europa League.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu