Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Ka fituar 4 herë Champions League me Real Madrid, David Alaba lë Spanjën dhe vishet bardhezi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar 4 herë Champions League me Real Madrid, David Alaba
David Alaba

David Alaba është zyrtarisht lojtari i Udineses. Klubi italian e ka prezantuar qendërmbrojtësin përmes një postimi në rrjetet sociale. Austriaku ka firmosur një kontratë 1-vjeçare që vlen deri në qershorin e vitit 2027.

Përvojat e mëparshme të Alabas me Real Madrid dhe Bayern Munich, bëjnë që tek Udinese të ndjejnë sigurinë e duhur në repartin defensiv, ndërsa 34-vjeçari transferohet në kampionatin italian me ambicien për të provuar veten në një tjetër ligë konkurruese.

Sa i përket “palmarit” të trofeve, Alaba mban “mbi shpatulla” statusin e 4 herë fituesit të Champions League, 10 titujve me Bayernin në Bundesliga, 2 të tjerë me Real Madrid në Spanjë dhe 3 Superkupa të Europës, dy prej të cilëve me bavarezët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Lexo gjithashtu