Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Fitues i Europianit me Italinë, sulmuesi që kërkohej me ngulm nga Milani befason me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Fitues i Europianit me Italinë, sulmuesi që kërkohej me
Andrea Belotti

Andrea Belotti është futbollisti më i ri i Modenës. Pasi mbylli eksperiencën me Cagliarin duke përfunduar futbollist i lirë, sulmuesi ka zgjedhur të kalojë tek ekipi i cili militon në Serie B, liga e dytë në Itali për nga rëndësia.

32-vjeçari ka firmosur me skuadrën e re vetëm për një sezon, pra kontratë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Kujtojmë se Belotti ka një “CV” të pasur në Itali, pasi më herët ka luajtur edhe për Torinon, Fiorentinën, Romën dhe Comon.

Për shërbimet e tij, vite më parë pati interes shumë të madh nga ana e Milanit, por drejtuesit asokohe refuzuan ta shisnin pa 100 milionë euro “në dorë”. Sa i takon trofeve të fituar, ai është shpallur kampion me Italinë në Europianin e vitit 2021, ndërsa në nivel klubesh mbetet një Kupë me Palermon në sezonin 2013/2014.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu