Paolo Vanoli është trajneri i ri i Fiorentinës. Tekniku 54-vjeçar merr vendin e të shkarkuarit, Fabio Grosso, me këtë të fundit që u largua nga detyra vetëm pas 3 ndeshjesh në Serie A.
Ndërkohë që trajneri i ri, Vanoli ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Është pikërisht italiani në fjalë, ai që shpëtoi “vjollcët” sezonin e shkuar nga rënia në Serie B.
Ndërsa këtë sezon, Fiorentina e ka nisur përsëri keq. Pas 3 ndeshjeve të para të kampionatit, ekipi nga Firenze mban vendin e fundit me 0 pikë dhe vetëm me një gol të shënuar.
54-vjeçarit nuk i mungon eksperienca. Kjo për shkak se ka punuar në ekipe si Italia, Chelsea, Inter, Spartak Moskë, Venezia dhe Torino.






