Matteo Darmian
Matteo Darmian është zyrtarisht lojtari i ri i Bolognas. Mbrojtësi u prezantua nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pasi mbylli përvojën me Interin, ku u shpall edhe kampion me zikaltërit në edicionin e kaluar, Darmian zgjodhi të mbetej në elitën e futbollit italian duke kaluar te rivalët, me të cilët firmosi për një sezon.
Më herët, Darmian ka veshur edhe fanelën e Manchester United, ndërsa fillimet i ka patur në akademinë e Milanit. Në Serie A, mbrojtësi italian ka luajtur edhe për Padovan, Torinon dhe Parmën.
View this post on Instagram






