Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Dëshirë e vjetër e Igli Tares, mbrojtësi 27-vjeçar prezantohet te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dëshirë e vjetër e Igli Tares, mbrojtësi
Diogo Leite gjatë prezantimit te Lazio

Diogo Leite është futbollisti më i ri i Lazios. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, i cili mbylli aventurën e tij me Union Berlin, vendosi që të niste një të re me kryeqytetasit në Serie A italiane.

Me klubin e ri, portugezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërsa ka edhe opsionin e rinovimin edhe për 2 vite të tjera.

Kujtojmë se Leite ishte një dëshirë e Milanit që në merkaton e shkuar verore, në vitin 2025. Drejtori sportiv i asokohe, Igli Tare e donte në ekip, por “operacioni” dështoi.

Poll

Lexo gjithashtu