Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ 20 milionë euro për transferimin e radhës, Juventus “blindon” ekipin me mbrojtësin e rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 20 milionë euro për transferimin e radhës, Juventus
Jhon Lucumi

Jhon Lucumi është futbollisti më i ri i Juventusit. Mbrojtësi 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Bologna, për të nisur një aventurë të re me “Zonjën e Vjetër”, po në Serie A.

Me klubin e ri, kolumbiani ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Juventus ka shpenzuar 20 milionë euro.

Kujtojmë se Lucumi e ka nisur karrierën e tij në vendlindje me Deportivo Cali. Më vonë, është aktivizuar me skuadra si Genk dhe Bologna, ndërsa tani nis rrugëtimin e ri në Torino.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juventus (@juventus)

Poll

Lexo gjithashtu