Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zhegrova injorohet sërish nga Juventus, bardhezinjtë marrin vendimin e papritur për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Zhegrova injorohet sërish nga Juventus, bardhezinjtë marrin vendimin e
Gelson Bremer, Edon Zhegrova dhe Kolo Muani

Edhe pse në fushë i ka treguar vlerat në minutat që ka marrë në dispozicion, duket se Juventus ende nuk është bindur plotësisht për Edon Zhegrovën.

Në një raportim të fundit që vjen nga “Tuttosport”, mësohet se sulmuesi shqiptar i Kosovës nuk është preferuar nga bardhezinjtë për të zëvendësuar të dëmtuarin Manuel Locatelli në listën e UEFA-s për ndeshjet e Europa League.

Në vend të Zhegrovës, drejtuesit kanë pikasur Jeff Ekhator për rifreskimin e kësaj liste, ndërsa kanë njoftuar dhe UEFA-n për këtë ndryshim urgjent. Arsyeja e këtij spostimi të lojtarit dardan nga “Zonja e Vjetër” bëhet për shkak të rolit. Zhegrova në rastin më të mirë mund të zëvendësonte lojtarët që ndajnë të njëjtin profil me të si Celik, Kolo Muani, Woltemade, Sarr apo edhe Boga.

Megjithatë, Edon Zhegrova nuk mund të konsiderohet totalisht i përjashtuar. Shansi për anësorin mund të vijë pas muajit shkurt të vitit të ardhshëm, kohë kur edhe lista do të përditësohet sërish për ndeshjet me eliminim.

 

Lexo gjithashtu