Inter ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Udinese, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A. Sfida e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi me shifrat 5-3.
“Bardhezinjtë” kaluan në avantazhin e dy golave, falë Abankwah dhe Ekkelenkamp. Ndërsa Inter barazoi që në pjesën e parë në 2-2, me anë të Carlos Augusto dhe Barella.
Me nisjen e pjesës së dytë, “djemtë” e Chivu ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar edhe tre herë të tjera. “Zikaltërit” gjetën rrugën e rrjetës me Thuram, Esposito dhe Bonny. Udinese shënoi edhe golin e tretë në minutën e 91-të me Gueye, por rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, Inter shkon në kuotën e 12 pikëve të plota pas 4 ndeshjesh, por mbetet në vendin e dytë pas Romës, për shkak golavarazhi. Në krahun tjetër me 4 pikë, Udinese mbetet e 13-ta.
GOLAT:
Goli i Abankwah (Inter 0-1 Udinese)
Goli i Ekkelenkamp (Inter 0-2 Udinese)
Goli i Carlos Augusto (Inter 1-2 Udinese)
Goli i Barella (Inter 2-2 Udinese)
Goli i Thuram (Inter 3-2 Udinese)
Goli i Piu Esposito (Inter 4-2 Udinese)
Goli i Bonny (Inter 5-2 Udinese)
Goli i Gueye (Inter 5-3 Udinese)






