Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Napoli nuk e diskuton tre pikëshin me Frosinonen, ekipi i Max Allegrit merr fitore të pastër ku shkëlqen De Bruyne

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Napoli nuk e diskuton tre pikëshin me Frosinonen, ekipi i Max
Napoli

Napoli ka fituar përballë Frosinones, sfidën e vlefshme të javës së 6-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Diego Armando Maradona" përfundoi me rezultatin e pastër të napoletanëve, 3-0. 

Protagonist absolut për fitoren e ekipit të Max Allegrit ishte padyshim Kevin De Bruyne që shënoi dy golat, ndërsa për të tretin mendoi Noa Lang. Duhet thënë se vendasit e patën mundësinë për të shkuar në epërsi që në minutën e 27, por Hojlund gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Napoli barazon me pikë Frosinonen, ndërsa pozicionohet i 8-ti në renditjen e përgjithshme të klasifikimit, ndërsa miqtë, në këtë rast skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares Luis Hasa, e 9-ta, pra një vend më poshtë. Vetë Hasa nuk u konsiderua për këtë sfidë duke qëndruar përgjatë 90 minutave në stol.

Lexo gjithashtu