Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Mjafton goli i mesfushorit për të “thyer” ecurinë pa fitore te Napoli, Lecce e bën “dramë” mes 5 golave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mjafton goli i mesfushorit për të “thyer”
Napoli - Bologna

Napoli ka mposhtur minimalisht 1-0 Bolognan, në duelin e vlefshëm të javës së 4-të në Serie A. Napoletanëve u mjaftoi goli i vetëm i shënuar nga Lobotka në minutën e 66-të i cili u gjend në vendin e duhur në zonë për të mposhtur portierin e miqve.

Nga ky rezultat, merr fund edhe ecuria pa fitore e skuadrës, duke u kthyer te fitorja në kampionat dhe duke marrë e 9-të në tabelën e klasifikimit me 6 pikë, ndërsa Bologna endet në pozitën e 17-të me vetëm një pikë.

Në këtë përballje, spikati dhe performanca e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani që u vlerësua mes më të mirëve në fushë në radhët e të tijve, nota 7.5. 

Sa i takon përballjes tjetër mes Lecces dhe Monzës, ky duel prodhoi 5 gola ndërsa fitorja i takoi skuadrës së shqiptarit, Medon Berisha.  

Goli i Lobotka (Napoli 1-0 Bologna)

Poll

Lexo gjithashtu