Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Lazio e Gattusos për turp, eliminohet që në turin e parë të Kupës së Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lazio e Gattusos për turp, eliminohet që në turin e
Lazio - Mantova

Nuk kishte si të niste më keq aventura e Gennaro Gattusos tek Lazio për sezonin e ri. Skuadra e tij u mposht që në turin e parë të Kupës së Italisë përballë Mantovës me rezultatin 0-2.

Edhe pse kryeqytetasit patën përqindjen më të madhe të qarkullimit të topit, kjo nuk u shërbeu thuajse aspak pasi miqtë ishin më konkretë para portës duke shënuar dy herë nga 7 tentativa.

Fillimisht ishte Ruocco ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 75-të, përpara se Cajazzo në shtesën e 6-të para fundit të ndeshjes t’i jepte goditjen e fundit lacialëve.

Kështu, për Lazion merr fund rrugëtimi që në start në Kupën e Italisë duke zhgënjyer totalisht, teksa fokusi maksimal për trajnerin Gattuso mbetet kampionati.

GOLAT:

Poll

Lexo gjithashtu