Atalanta
Atalanta ka fituar në shtëpi ndaj Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “New Balance Arena”, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi serbi, Lazar Samardzic. Mesfushori në fjalë e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 96-të, duke “hedhur poshtë” dominimin e miqve.
Goli i Lazar Samardzic
Kështu, Atalanta me 6 pikë të plota pas dy ndeshjesh, shkon në vendin e 5-të në klasifikim. Në krahun tjetër me 0 pikë, Bologna mbetet e 15-ta në tabelën e renditjes.
Poll






