Sassuolo ka marrë fitore të “çmendur” kundër Juventusit në shtëpi, 3 – 2, java e 4-të në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e “bardha”. Fraksioni i 2-të rezultoi spektakolar.
Në minutën e 65-të, Sebastiano Esposito hapi serinë e golave. Edon Zhegrova mori rolin e protagonistit te “rekordmenët” e Italisë, duke barazuar përkohësisht ndeshjen në minutën e 82-të.
Por Bowie kaloi sërisht në epërsi Sassuolon. Zhegrova nuk u ndal me kaq, vendosi baraspeshën dhe golat e para me fanelën e Juventusit.
Në limite, Adzic i dha fitoren vendasve dhe i prishi “natën magjike” sulmuesit shqiptar të Kosovës. Në këtë përballje, fitues rezultoi një tjetër shqiptar, Arijanet Muric, portieri i Sassuolos dhe përfaqësueses së Kosovës.
Goli i parë nga Zhegrova
Goli i dytë nga Zhegrova






