Como ka fituar në shtëpi përballë Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Giuseppe Sinigaglia”, përfundoi me shifrat 2-1.
Golin e parë për vendasit e shënoi Ramon në minutën e 23-të. Ndërsa për të dytin dhe për t’i “vënë kapakun” ndeshjes, mendoi Kikia, në minutën e 83-të. Parma në krahun tjetër shënoi me Romero në minutën e 92-të, por rezultoi vetëm gol statistikor, duke mos ndryshuar fatet e ndeshjes.
Kështu Como shkon në kuotën e 10 pikëve dhe ngjitet momentalisht në vendin e dytë. Në krahun tjetër me 1 pikë të grumbulluar, Parma mbetet në vendin e 18-të.
GOLAT:
Goli i Ramon (Como 1-0 Parma)
Goli i Kaiki (Como 2-0 Parma)
Goli i Romero (Como 2-1 Parma)






