Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Como dhuron “show” golash përballë Genoas, asnjë minutë për Mario Mitajn

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Como dhuron “show” golash përballë Genoas,
Genoa-Como

Como arrin fitoren e radhës përballë Genoa-s në javën e tretë të Serie A. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultanin 1-4 në favor të liqenorëve.

Sfida u hap me golin e sulmuesit të Genoa-s, Milutin Osmajic në minutën e 19-të, por ekipi i Fabregas arriti të reagonte me tre gola të shpejtë në minutën e 25-të me anë të mesfushorit, Martin Baturina, sulmuesit Assane Diao në minutën e 30-të dhe talentit argjentinas Nico Paz në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë Como administroi ndeshjen duke shënuar dhe golin e katërt në minutën e 78-të me anë të sulmuesit Diao. Në këtë ndeshje nuk pati asnjë minut për mbrojtësin e Kombëtares, Mario Mitaj duke u lënë në stol nga trajneri De Rossi.

Goli i Milutin Osmajic

Goli i Martin Baturina

Goli i Assane Diao

Goli i Nico Paz

Goli i Assane Diao

 

Poll

Lexo gjithashtu