Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Çudira te ekipi i Anis Mehmetit në Premier League, sulmuesi shqiptar “detyrohet” të regjistrohet para se të kryejë nevojat personale

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira te ekipi i Anis Mehmetit në Premier League, sulmuesi shqiptar
Ipswich Town

Teksa po i drejtohet sezonit të ri në Premier League me dëshirën e madhe për të bërë më shumë sesa thjesht një pjesëmarrje në elitën e futbollit anglez, klubi i Ipswich ka çuditur jo pak me veprimin e fundit.

Bëhet fjalë për një investim që prek 30 milionë eurot brenda strukturës së klubit, duke u fokusuar tërësisht tek një qendër teknologjike. Pjesë e këtij investimi janë dhe tualetet teknike të cilat do të shërbejnë për të monitoruar nivelin dehidratimit të secilit prej lojtarëve gjatë stërvitjeve.

Për Anis Mehmetin me “shokë” do të jetë akoma dhe më interesante, përdorimi i këtyre tualetëve për të kryer nevojat personale. Ata duhet të regjistrohen fillimisht secili në mënyrë individuale para se t’i përdorin për t’i kryer këto nevoja.

 

Poll

Lexo gjithashtu