Dy ditë para ndeshjes që Venezia do të luajë përballë Frosinones në transfertë, ka folur para mediave në një konferencë për shtyp, Albion Rrahmani.
Sulmuesi shqiptar i afruar këtë verë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, sa i takon përshtatjes me skuadrën e tij të re, rolin e preferuar në fushë dhe arsyen pse zgjodhi të transferohej në Itali.
“Kam një ndjenjë të mirë. Jemi një ekip i ri me shumë lojtarë të rinj që po përpiqen të japin më të mirën në stërvitje dhe ndeshje. Le të vazhdojmë kështu dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim.”
Roli i preferuar?
“Ndihem më rehat si numër 9, por jam në dispozicion të ekipit, duke luajtur kudo që dëshiron trajneri. Nëse luaj si numër 9, jam më afër golit, por nëse luaj më prapa, do ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur në çdo kohë.”
Ardhja në Itali?
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj në një nga pesë ligat më të mira evropiane. Pra, kjo është ajo që më bindi të vij këtu. Gjithashtu, të qenit në Itali është shansi im për të shfaqur veten dhe futbollin tim, duke u përpjekur të shënoj dhe të jap asiste, për të ndihmuar Venecian të arrijë objektivat sezonale të ekipit. Sa për pjesën tjetër, do të përpiqem të jap më të mirën time për të vazhduar karrierën time ashtu siç kam bërë gjithmonë.”






