Goncalo Ramos u transferua te Milani për shumën e 74 milionë eurove nga Paris Saint-Germain, një prej transferimeve më të shtrenja të regjistruara në merkaton e verës që sapo lamë pas. Megjithatë, kontributi i tij në ndeshjet e para me kuqezinjtë ka rezultuar i vakët, vetëm një gol i shënuar dhe ai përballë Venezias, sfidë e përfunduar 2-0.
Edhe pse mban mbi shpatulla përgjegjësinë për të shlyer çdo cent të paguar nga drejtuesit, kjo edhe për shkak të cilësive që mbart në repartin ofensiv, duket se portugezin nuk e ndjen si “barrë”, përkundrazi, ka gjëra të tjera që vlejnë më shumë në kampin kuqezi.
“Nuk e ndjej presion i të qënit futbollisti më i shtrenjtë i Milanit. Ka presione akoma dhe më të mëdha se kaq. Unë përfaqësoj një klub të madh me nevojën për të fituar dhe ngritur trofe. Nuk ka kohë për të menduar se kush është lojtari më i shtrenjtë, sa ka kushtuar dhe të tjera si këto. E rëndësishme është të fitojmë çdo javë”, është shprehur Ramos.






