Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U largua nga Atalanta pas 10 vitesh, lideri Gjimshiti mesazh tifozëve: Do të rikthehem...

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Atalanta pas 10 vitesh, lideri Gjimshiti mesazh tifozëve: Do
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti u largua nga Atalanta pas plot 10 vitesh, duke nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite me ekipin e Al-Diriyah. Së fundmi, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka publikuar një mesazh për tifozët bergamaskë.

Gjimshiti ka shprehur dashurinë për ta, teksa ka bërë edhe premtime. Gjatë mesazhit të tij, shqiptari ka theksuar se një ditë do të rikthehet në Bergamo, sepse e cilëson si shtëpinë e tij dhe të familjes së tij.

MESAZHI I GJIMSHITIT:

Është koha për t’u përshëndetur. I pari që duhet falënderuar është klubi, për shumë vitet që kam kaluar këtu, familja Perkasi dhe veçanërisht Luka, për gjithçka që ka bërë për mua. Drejtuesit e Atalantës, nga ata që ishin atje kur arrita deri tek ata që janë këtu sot, të gjithë. Pastaj vijmë tek ata që punojnë për Atalantën. Lojtarët, sidomos ata me të cilët kam kaluar më shumë kohë. Kemi fituar dhe vuajtur së bashku.

Kam takuar lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme dhe personalitete të forta. Kam pasur shumë shokë skuadre, por kujtimet që do të mbeten gjithmonë në zemrën time janë ato të të gjithë njerëzve që kam takuar gjatë këtyre viteve. Sigurisht, tifozët e Atalantës, të cilët më kanë mbështetur që nga dita e parë: faleminderit, shumë, shumë. Për të gjitha këto vite që kam qenë këtu dhe gjatë të cilave ata më kanë mirëpritur si një bir të tyre, një bergamask. Në rrugë, ata gjithmonë më thoshin se isha një njeri i qytetit. Dhe kështu ndihesha: Bergamo është bërë shtëpia ime; kam jetuar një të tretën e jetës sime këtu.

Si çdo gjë në jetë, ka një fillim dhe një fund; ky i fundit ka mbërritur tani. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre, për transfertat, për shtytjen që na dhanë në fushë. Janë lojtari i dymbëdhjetë, shpresoj të më kujtojnë më shumë si njeri sesa si futbollist: kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Shpresoj të më kujtojnë si një njeri që dha gjithçka në fushë, që gjithmonë djersiti për fanellën. Mund të kem luajtur dobët në disa ndeshje, por gjithmonë dhashë gjithçka nga vetja, dhe shpresoj të jetë parë.

Është një mirupafshim, në futboll thuhet njëlloj si në jetë. Shpresoj të shoh shumë njerëz përsëri; patjetër do të kthehem në Bergamo sepse është shtëpia ime, ajo e gruas sime dhe tre fëmijëve të mi, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në Bergamo. Është krijuar një lidhje e madhe. 

Poll

Lexo gjithashtu