Ardon Jashari nuk ia ka dalë t’i tregojë plotësisht vlerat e tij me Milanit, pasi u transferua me bujë të madhe në verën e kaluar për shifrën e 40 milionë eurove nga Club Brugge, operacion ky i realizuar në kohën e Igli Tares, ish-drejtorit sportiv të kuqezinjve.
Me ndryshimet e reja, përfshi këtu edhe stolin ku është emëruar Ruben Amorim, skuadra po vihet në lëvizje dhe po përpiqet të njohë gradualisht stilin e tij të lojës. Mes tyre është edhe shqiptari i Zvicrës.
Edhe pse ka patur interesime për një largim, portugezi ka zgjedhur ta mbajë, së paku në fazën përgatitore, diçka që ka ndihmuar personalisht Jasharin të fitojë besim.
“Me Amorin, ekziston një energji e re, edhe pse për momentin nuk kam patur ende kohë të përshtatem me stilin e tij të lojës. Megjithatë më pëlqen. Është një stil loje që i përshtatet asaj që kam bërë në të kaluarën, kur kam luajtur në Belgjikë.
Ajo çfarë trajneri po kërkon është një stil loje dominues dhe intensiv dhe kjo më pëlqen, të dominojnë ndeshjet për të fituar sepse jemi Milani dhe e kemi mundësinë për ta bërë këtë. Dua të provoj cilësitë e mia dhe të luaj përkrah Luka Modric”, është shprehur Jashari për Sky Sports.






