Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tronditje për Juventusin! Pas Kenan Yildiz operohet një tjetër titullar, mesfushori mbyll vitin

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditje për Juventusin! Pas Kenan Yildiz operohet një tjetër
Khephren Thuram & Kenan Yildiz

Sikur të mos mungonte mungesa e Kenan Yildiz për të paktën tre muaj, Juventus merr një tjetër goditje. Mësohet se mesfushori Khephren Thuram do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Prej kohësh, francezi ka pasur probleme me gjurin e djathtë dhe ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të këtyre të problemeve, theksohet se Thuram s’ka luajtur në miqësore e as në dy javët e para të Serie A.

Operacioni është i pashmangshëm dhe “godet” keq Juventusin. Thuram pritet të mungojë rreth 4 muaj, duke mbyllur kështu vitin dhe rikthimi pritet të jetë në 2027-ën.

Poll

Lexo gjithashtu