Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Është jashtë planeve të Milanit, mesfushori dështon të transferohet në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
Është jashtë planeve të Milanit, mesfushori dështon
Yousouff Fofana

Yousouff Fofana do të qëndrojë tek Milani, mesfushori francez nuk ja doli të trasferohej tek Olimpique Lyon vetëm pak minuta para se të mbyllej merkato verore.

Palët kishin rënë dakort që mesfushori të transferohej në Francë në huazim me të drejtë blerje, por operacioni nuk arriti të mbyllej. Lyon duhet të largonte një midis Nicolas Tagliafico dhe Malick Fofana, argjentinasi po përflitej tek një kalim mes Juventus ose Atletico Madrid ndërsa belgu nuk mundi të largohej pas betejës së Sunderland dhe Crystal Palace për të përfituar shërbimet e tij.

Por kur ora shënonte 20:00 që sinjalizonte dhe mbylljen e merkatos, klubi francez nuk ja arriti të zgjidhte dy problemet e saja duke bërë që Yousouff Fofana të rikthehet në Milano. Francezi shpreson për ndonjë interesim nga klubet turke për të evidentuar qëndrimin jashtë ekipi te Milani deri në janar.

Poll

Lexo gjithashtu