Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shpenzuan 74 milionë euro për Gonçalo Ramos, Milani tani “luan fall” për sulmuesin e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Shpenzuan 74 milionë euro për Gonçalo Ramos, Milani tani
Endrick dhe Vinicius

Ndonëse “zbarkoi” me bujë të madhe te Milani, sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos, deri tani nuk ia ka “shlyer” besimin drejtuesve dhe trajnerit Ruben Amorim.

Kuqezinjtë nga Italia shpenzuan 74 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit portugez, i cili deri tani ka realizuar vetëm 1 gol dhe ka dhënë 1 asist në 5 paraqitje në Serie A.

Në kushte të tilla, bordi është vënë në lëvizje për të shtuar “forcat” në fazën ofensive drejt merkatos së ardhshme, asaj të janarit. Te “Djalli”, fokusi është rikthyer te sulmuesi i “harruar” i Real Madridit, Endrick.

Talenti brazilian te “Galaktikët” këtë sezon të ri ka marrë vetëm 4 minuta në të gjitha kompeticionet, tregues se përkohësisht nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho.

Milani shpreson që gjendja të vazhdojë të jetë e tillë dhe Reali të mos ketë shumë pretendime për sulmuesin e “Seleçaos”. Qasja është e tillë, "formulë" huazimi 6-mujor.

Lexo gjithashtu