Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

SERIE A/ Lazio s'i ndahet Interit dhe Romës me fitoren në Friuli, Lecce pëson disfatën e radhës, minuta dhe për mesfushorin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
SERIE A/ Lazio s'i ndahet Interit dhe Romës me fitoren në Friuli,
Serie A

Është mbyllur java e tretë në Serie A me dy ndeshjet e luajtura Cagliari-Lecce dhe Udinese-Lazio.

Cagliari arriti të merrte një fitore jo me pak vuajtje ndaj Lecce-s me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Daniele Maldini në minutën e 29-të. Në fund të takimit u aktivizua dhe mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha. Lojtari vinte pas një periudhe të gjatë dëmtimi që e mbajti larg fushave për rreth 9-të muaj.

Në sfidën tjetër Lazio arriti të zgjohej në fund të takimit ku mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-2. Udinese shënoi e para në minutën e 49-të me anë të Jasper Karlstrom, pak minuta më pas skuadra kryeqytetase arriti të barazonte me anë të ish-mesfushorit të Interit, Davide Frattesi.

Italiani u zëvendësua me Albert Gudmundsson i cili shënoi golin e fitores duke i dhënë tre pikë ekipit të Gattuso-s. Lazio ndjek kështu hapin e Interit dhe Romës me 9-të pikë të plota në tre javë kampionat.

SERIE A/ Lazio s'i ndahet Interit dhe Romës me fitoren në Friuli,
Cagliari-Lecce
SERIE A/ Lazio s'i ndahet Interit dhe Romës me fitoren në Friuli,
Udinese-Lazio

 

Poll

Lexo gjithashtu