Kupa e Italisë
Në dy ndeshjet e sotme në Kupën e Italisë ku Sassuola dhe Udinese kaluan për në raundin tjetër.
Sassuolo u përball me Frosinonen ku koha e rregullt dhe dy shtesat përfunduan me rezultatin 1-1. Gjithçka u vendos me 11 metërsh, ku skuadra e Sassuolo-s u tregua më e saktë duke fituar me rezultatin 4-3 dhe do të gjejë në raundin tjetër ekipin e Juventusit.
Në sfidën e Friuli Udinese fitoi me rezultatin 2-1 përballjen ndaj Venezia-s. Të sapo ngjiturit në Serie A shënuan të parët në minutën e 9-të me anë të mbrojtësit Richie Sagrado. Udinese arriti të reagonte me dy golat e Vakoun Bayo në minutën e 34-të dhe 53-të duke i dhënë kualifikim në raundin tjetër ku do të përballen me Atalantën.
Sassuolo-Frosinone
Udinese-Venezia
Galeria fotografike ()
Poll






