Rafael Leao nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim te Milani. Tashmë vendimi është marrë dhe sulmuesi ka përfunduar në merkato, ndërsa vetë klubi ka zgjedhur të ulë edhe pretendimet e kartonit.
Siç raportojnë mediat në Itali, për shërbimet e portugezit, Milani është i gatshëm të pranojë edhe 40 milionë euro nëse interesimi është konkret dhe oferta mbërrin në dyert e “Casa Milan”.
Për Leaon, klubi i vetëm që ka trokitur te kuqezinjtë është gjiganti turk Galatasaray, mirëpo lojtari nuk shfaqet i bindur për këtë pistë dhe ëndërron një transferim në Premier League.
Sa i takon arsyes se pse trajneri Amorim e ka nxjerrë jashtë planeve të tij, besohet të jetë stili i lojës që nuk përshtatet me karakteristikat e Leaos, ndoshta edhe më shumë se kaq.






