Rafael Leao
Edhe pse prej javësh, u përfol mbi dëshirën e Rafael Leaos për të ndryshuar ambient, duket se ky i fundit ka bërë “prapa-kthehu”.
Sipas burimeve pranë klubit, mësohet se sulmuesi po e rimendon sërish të ardhmen dhe mund të kërkojë të mbetet në “San Siro”.
Në anën tjetër, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas në këtë drejtim, ndaj dhe duan ta shesin që këtë merkato, për të përfituar shumën e kërkuar, minimalisht 40 milionë euro.
Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo situatë, pasi në “skenë” qëndrojnë ende aktive pistat e kalimit në Superligën turke, ku Galatasaray ka bërë hapa më konkretë.
Poll






