Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pjesë e rëndësishme e “boshtit” të Milanit, presidenti Cardinale gati të shpërblejë titullarin e Amorim

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesë e rëndësishme e “boshtit” të Milanit,
Adrien Rabiot dhe Luka Modric

Adrien Rabiot është kthyer në elementin kyç të formacionit të Milanit të Ruben Amorim. Mesfushori francez ka shpërblyer besimin e trajnerit si edhe atë të presidentit të klubit, Gerry Cardinale.

Mediat në Itali, raportojnë se ky i fundit po vepron për të përshpejtuar procesin e rinovimit që do ta mbante Rabiot edhe për shumë vite të tjera në “San Siro”.

Aktualisht, francezi është i lidhur me klubin deri në verën e vitit 2028-të, me opsionin për ta shtyrë deri në 2029-tën. Plani i drejtuesve është i qartë: Rabiot të qëndrojë deri në 2030-tën, kuqezi.

Statistikat e 31-vjeçarin me Milanin këtë sezon janë vërtetë mbresëlënëse. Në 5 prezenca në fushë, Rabiot ka gjetur rrugën e rrjetës 2 herë, ndërsa 2 të tjerat janë konvertuar në asiste.

Lexo gjithashtu