Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Përfundoi në koma të intubuar pas incidentit të rëndë, vjen REAGIMI i klubit për gjendjen e futbollistit

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundoi në koma të intubuar pas incidentit të
Yael Trepy

Gjendja shëndetësore e Yael Trepy vijon të jetë shqetësuese. Futbollisti i Cagliarit i cili shmangu më të keqen në fundjavën e kaluar ndodhet ende nën efektin e ilaçëve, në spitalin “Santissima Annunziata”, aty ku po merr trajtimin mjekësor në Terapinë Intensive.

Vetë klubi italian ka dalë me një përditësim sa i takon shëndetit të lojtarit francez, ndërsa shpjegon se momentalisht ai është duke marrë frymë me ndihmën e aparaturave.

“Frymëmarrja i është përmirësuar në krahasim me gjendjen shumë më të rëndë kur ishte në spital. Gjatë ditës së sotme, mjekët do të bëjnë përsëri grafi dhe ekografi të mushkërive. Nëse shohin që përmirësimi i frymëmarrjes është i qëndrueshëm, kanë planifikuar të ulin gradualisht ilaçet e gjumit. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë trupi i pacientit”, shpjegohet në komunikim.

Poll

Lexo gjithashtu