Kristjan Asllani dhe ekipi i Interit
Interi është i vendosur për t’i shkuar deri në fund blerjes së sulmuesit të Al Ittihad, Moussa Diaby.
Pasi fillimisht i propozuan klubit arab 20 milionë euro plus shërbimet e Kristjan Asllanit, duke marrë mbrapsht përgjigjen negative, zikaltërit nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
Mediat në Itali raportojnë se këtë herë, drejtuesit e klubit do të vendosin vetëm para fikse për të marrë francezin.
Ky i fundit, i tha “JO” një rikthimi në Bundesliga-n gjermane te Bayer Leverkusen, aty ku luajti prej vitit 2019 e deri në 2023-shin.
View this post on Instagram
Poll






