Minuta e heshtjes në kujtim të legjendës së futbollit italian, Sandro Mazzola, u shoqërua me polemika para sfidës mes Juventusit dhe Atalantas. Një grup tifozësh të Juventusit në Curva Sud refuzuan të respektonin ceremoninë për ish-yllin e Interit dhe Italisë, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Gjatë momentit të dedikuar nderimit të Mazzolas, tifozët nisën kore duke përmendur Gaetano Scirea, Fortunato dhe Gianni Agnelli, ndërsa qëndruan me shpinë nga fusha. Pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta, me kërkesa për masa ndëshkuese ndaj klubit torinez.
Komisionet disiplinore të Federatës Italiane të Futbollit kanë vendosur të gjobisin Juventusin me 10 mijë euro për sjelljen e tifozëve. Në vendim është marrë parasysh fakti që klubi u distancua publikisht nga ngjarja, ndërsa pjesa më e madhe e tifozëve të pranishëm në stadium respektoi minutën e heshtjes.






