Zërat për largimin e Rafel Leaos nga Milani duket se nuk kanë fund. Sulmuesi portugez bëri të ditur në fund të sezonit të kaluar se dëshironte të largohej nga kuqezinjtë.
Nga ana tjetër drejtuesit e Milanit vendosën shumën prej 50-60 milionë euro për ta lënë të lirë. Deri më tani ka pasur interes vetëm nga gjigantët turq si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas por ofertat e tyre nuk i bindën drejtuesit.
Gjatë orëve të fundit gazetari i njohur Sacha Tavolieri, ka bërë të ditur se agjenti i Leaos, Jorge Mendes, i ka ofruar yllin portugez klubit të Romës. Agjenti ka kontaktuar vetë familjen Friedkin të cilët janë pronarët e klubit kryeqytetas.
Shuma e kërkuar tanimë është ulur në 40 milionë euro. Gjithashtu Roma mund të jetë një shtysë e madhe për Leaon që të transferohet në kryeqytet.
???? Rafael Leão has been offered to Roma, with Jorge Mendes proposing the AC Milan winger to the Friedkin family today.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 17, 2026
(Source: @SachaTavolieri) pic.twitter.com/DkX6OviXpb






