Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në “luftë” me Federatën, shpërblehen Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova

Shkruar nga NEWSPORT
Në “luftë” me Federatën, shpërblehen Amir
Amir Rrahmani & Edon Zhegrova

Edon Zhegrova u shfaq portagonist me Juventusin, në humbjen 3-2 përballë Sassuolos. Sulmuesi i Kosovës shënoi dopietë, mirëpo, nuk mjaftoi që ekipi i tij të dilte me pikë.

Por, për paraqitjen fantastike, 27-vjeçari është vlerësuar nga mediumi “SofaScore”, që e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës së 5-të të Serie A italiane.

Në “luftë” me Federatën, shpërblehen Amir
"Formacioni i Javës", Serie A / ©Credits SofaScore

Ndërsa në këtë 11-she, është edhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, i cili njoftoi largimin nga Kosova pak ditë më parë. Siç dihet, si Zhegrova dhe Rrahmani nuk po kalojnë një periudhë të qetë.

Kjo pasi të dy futbollistët kanë nisur një “luftë” me Federatën e Futbollit të Kosovës. Rrahmani u largua nga përfaqësuesja dardane, teksa është raportuar se Zhegrova nuk është ftuar nga trajneri për ndeshjet e shtatorit.

Poll

Lexo gjithashtu