Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Napoli mendon zëvendësuesin e Lukakut, sulmuesi brazilian jep miratimin e kalimit në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli mendon zëvendësuesin e Lukakut, sulmuesi brazilian jep
Gabriel Jesus-Gabriel Martineli

Napoli po përgatit një goditje të bujshme për merkaton e verës, duke vënë shënjestrën te sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus. Sipas burimeve pranë klubit, braziliani ka dhënë tashmë pëlqimin e tij për transferimin në Itali.

Klubi napolitan ka shpenzuar deri më tani 86.5 milionë euro për përforcimet e verës dhe për të dërguar një ofertë te Arsenali për Gabriel Jesus, Napoli është në pritje të shitjes së Romelu Lukaku-t.

Operacioni për Gabriel Jesus është i lidhur ngushtë me të ardhmen e Romelu Lukaku-t. Sulmuesi belg ka arritur një marrëveshje me Fenerbahçen dhe tani gjithçka varet nga marrëveshja mes klubeve.  Napoli kërkonte fillimisht 12 milionë euro, por duket i gatshëm të ulë shifrën rreth 7-8 milionë euro duke përfshirë dhe bonuset.

Me shitjen e afërt të Lukaku-t, rruga hapet plotësisht që Napoli të hedhë hapat vendimtarë për Gabriel Jesus, një lojtar që mund të përshtatet si sulmues qendre ashtu edhe në krah.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Poll

Lexo gjithashtu