Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mund të shkruajë historinë përballë Juventusit, Ruben Amorim gati të thyejë “tabunë” e vitit të largët te Milani (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Mund të shkruajë historinë përballë Juventusit, Ruben
Ruben Amorim

6 pikë në 2 ndeshjet e para janë një nisje për t’u përgëzuar nga Ruben Amorim te Milani. Trajneri portugez deri më sot ia ka arritur në njëfarë mënyrë të përcjellë tek skuadra idetë e tij të lojës, çfarë ka sjellë edhe rezultatet që kërkoheshin.

Këtë herë, kuqezinjtë do të kenë një sfidë akoma dhe më të vështirë, teksa të dielën udhëtojnë drejt Torinos për t’u përballur me Juventusin, në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Një duel delikat që e vendos tranjerin portugez përballë një përgjegjësie të madhe si dhe një “basti”. Deri më sot, askush s’ia ka dalë të fitojë tre ndeshje radhazi në Serie A që prej se ka nisur sezoni. Nëse Amorim ia del të mposhtë edhe bardhezinjtë, pasi kaloi me sukses Torinon dhe Venezian, atëherë ai do të bëhej trajneri i parë që i fiton 9 pikë të plota që prej vitit 1958.

Këtë “tabu” nuk ia kanë dalë ta thyejnë dot emra me peshë në futbollin italian si Arrigo Sacchi, Fabio Capello dhe Carlo Ancelotti, ndaj edhe Amorim ka shansin e artë për t’u bërë pjesë e historisë kuqezi, por edhe për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në kampionat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu